Komandat me zë dhe telefonatat me zë
Përdorni telefonin duke thënë një komandë me zë, dhe bëni një telefonatë duke thënë
një emër të regjistruar në Kontaktet.
Komandat me zë dhe telefonatat me zë varen nga gjuha. Njohja e zërit nuk mbështetet
në të gjitha gjuhët. Për të parë cilat gjuhë mbështeten, zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Telefoni
>
Cilësimet e gjuhës
>
Gjuha e njohjes së zërit
. Për të vendosur njohjen e
gjuhës, zgjidhni gjuhën e dëshiruar.
Shënim: Përdorimi i thirrjeve me zë mund të jetë i vështirë në një ambient me zhurmë
ose gjatë një urgjence, kështu që në të gjitha rrethanat, nuk duhet të mbështeteni vetëm
në thirrjet me zë.
Për të stërvitur njohjen e zërit të telefonit tuaj, zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Telefoni
>
Njohja e zërit
>
Prova e njohjes së zërit
.
Për të aktivizuar një komandë me zë për një funksion, zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Telefoni
>
Njohja e zërit
>
Komandat zanore
, një veçori, dhe funksionin. tregon
se komanda me zë është e aktivizuar.
Për të aktivizuar komandën me zë, zgjidhni
Shto
. Për të luajtur komandën e aktivizuar
me zë, zgjidhni
Riluaj
.
Për të menaxhuar komandat me zë, shkoni te një funksion, dhe zgjidhni
Opst.
.
Për të përdorur komandat me zë ose telefonatat me zë, në regjimin e gatishmërisë,
shtypni dhe mbajeni butonin e djathtë të zgjedhjes. Një tingull i shkurtër tingëllon, dhe
Fol tani
shfaqet. Thoni komandën ose emrin e kontaktit që doni të telefononi. Nëse
njohja e zërit është e suksesshme, shfaqet një listë me përkime të propozuara. Telefoni
luan komandën me zë të përkimit të parë në listë. Nëse nuk është komanda e saktë,
shkoni te një tjetër.