Teknologjia pa tela Bluetooth
Teknologjia Bluetooth ju lejon që ta lidhni telefonin tuaj duke përdorur valë radioje me
një pajisje të përputhshme Bluetooth brenda 10 metrave (32 këmbëve).
Kjo pajisje përputhet me kushtet teknike të Bluetooth 2.0 + EDR duke mbështetur
profilet në vijim: akses i përgjithshëm, pa duar, kufje, shtyj objektin, transferimi i
skedarëve, rrjeti dial-up, portat seriale, aksesi SIM, shkëmbimi i përgjitshëm i objekteve,
shpërndarja e përparuar audio, kontrolli në distancë i videove audio dhe shpërndarja e
përgjitshme e videove audio. Për të siguruar ndërveprueshmërinë midis pajisjeve të
tjera që mbështesin teknologjinë Bluetooth, përdorni pajisje ndihmëse të aprovuara
nga Nokia për këtë model. Pyesni fabrikuesit e pajisjeve të tjera, për të përcaktuar nëse
ato përputhen me këtë pajisje.
Funksionet që përdorin teknologji Bluetooth, rrisin konsumimin e baterisë dhe
shkurtojnë jetëgjatësinë e saj.
Cilësimet 19
Rregullimi i një lidhjeje me Bluetooth
Zgjidhni
Meny
>
Cilësimet
>
Lidhjet
>
Bluetooth
dhe ndiqni hapat e mëposhtëm:
1 Zgjidhni
Emri i telefonit tim
dhe fusni një emër për telefonin tuaj.
2 Për të aktivizuar lidhjen Bluetooth, zgjidhni
Bluetooth
>
Aktiv
. tregon që
Bluetooth është aktiv.
3 Për ta lidhur telefonin tuaj me një pajisje ndihmëse audio, zgjidhni
Kërko për
pajisjet shtesë audio
dhe pajisjen me të cilën doni të lidheni.
4 Për ta çiftuar telefonin tuaj me ndonjë pajisje Bluetooth përreth, zgjidhni
Pajisje
të çiftuara
>
Shto paj. të re
.
Shkoni te pajisja e zgjedhur dhe zgjidhni
Shto
.
Fusni një kod kalimi (deri në 16 karaktere) në telefonin tuaj dhe lejoni lidhjen në
pajisjen tjetër Bluetooth.
Nëse jeni të shqetësuar për sigurinë, çaktivizoni funksionin Bluetooth ose vendoseni
Dukshmëria e telefonit tim
në
I fshehur
. Pranoni komunikim me Bluetooth vetëm
nga ata të cilëve u besoni.