
Mbështetja e Nokia-s
Kontrolloni www.nokia.com/support ose faqen lokale të Nokias për versionin më të
fundit të këtij udhëzuesi, për informacion shtesë, shkarkime si dhe shërbime që kanë
të bëjnë me produktin tuaj Nokia.
Shërbimi i cilësimeve të konfigurimit
Shkarkoni falas cilësime konfigurimi si MMS, GPRS, e-mail dhe shërbime të tjera për
modelin e telefonit tuaj në www.nokia.com/support.
Informacion i përgjithshëm 11

Nokia PC Suite
Ju mund ta gjeni PC Suite dhe informacionet përkatëse në faqen e Nokias në adresën
www.nokia.com/support.
Shërbimet e Nokia Care
Nëse ju duhet të kontaktoni shërbimet e Nokia Care, kontrolloni listën e qendrave lokale
të kontaktit të Nokia Care në adresën www.nokia.com/customerservice.
Mirëmbajtja
Për shërbimet e mirëmbajtjes, kontaktoni qendrën tuaj më të afërt të Nokia Care në
www.nokia.com/repair.