Ambientet e mundshme shpërthyese
Mbylleni pajisjen tuaj kur jeni në zona me atmosferë të mundshme shpërthyese dhe zbatoni të gjitha shenjat dhe udhëzimet.
Atmosferat e mundshme shpërthyese përfshijnë zonat në të cilat ju normalisht mund të këshilloheni ta shuani motorin e
automjetit tuaj. Shkëndijat në zona të tilla mund të shkaktojnë një shpërthim ose zjarr që çon në plagosje ose dhe në vdekje.
Mbylleni pajisjen tuaj në pikat e karburantit si p.sh. afër pompave të karburantit në stacionet e shërbimit. Vëshgoni kufizimet
rreth përdorimit të radioaparaturave në depot e karburantit, pikat e shpërndar jes uzinat kimike ose në vende ku janë duke u
zhvilluar shpërthime. Zonat me një atmosferë të mundëshme shpërthyese janë zakonisht (por jo gjithmonë) të piketuara qartë.
Ato përfshijnë zonat nën kuvertën e anijeve, impiantet dhe zonat e ruajtjes ose të transferimit të kimikateve ku ajri përmban
lëndë kimike ose grimca të tilla si kokërriza, pluhur ose pluhura metalikë. Ju duhet të këshilloheni me prodhuesit e automjeteve
që përdorin gaz natyror të lëngëzuar (të tillë si propani ose butani), për të përcaktuar nëse kjo pajisje mund të përdoret pa
rrezik pranë tyre.