Nokia 2690 - Automjetet

background image

Automjetet
Sinjalet RF mund të ndikojnë në sistemet elektronike të pablinduara ose të painstaluara mirë të automjeteve. Sisteme të tilla

janë: sistemiet elektronike të injeksionit të karburantit, sistemet elektronike kundër rrëshqitjes (kundër bllokimit) së rrotave

gjatë frenimit, sistemet elektronike të kontrollit të shpejtësisë, sistemet e jastëkëve të ajrit. Për informacion të mëtejshëm,

pyesni prodhuesin ose përfaqësuesin e tij, për automjetin tuaj ose ndonjë aparaturë që është shtuar.

Vetëm një personel i kualifikuar duhet t’i bëjë shërbim ose ta instalojë pajisjen në një automjet. Shërbimi ose instalimi i gabuar,

mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të bëjë të pavlefshme çdo garanci të dhënë për pajisjen. Kontrolloni rregullisht nëse të

gjitha aparaturat e pajisjes celulare të instaluara në automjetin tuaj, janë të vendosura dhe punojnë si duhet. Mos ruani ose

transportoni lëngje djegëse, gaze ose materiale eksplozive në të njëjtën kabinë me pajisjen, pjesët ose pajisjet e saj ndihmëse.

Për automjetet e pajisura me jastëkë me ajër, duhet të kini parasysh se këto të fundit hapen me forcë të madhe. Mos vendosni

objekte, duke përfshirë këtu dhe aparaturat e instaluara ose portative celulare, në zonën mbi jastëkun e ajrit apo në atë ku ai

hapet. Në qoftë se pajisjet celulare të automjetit nuk janë instaluar si duhet dhe në qoftë se jastëku i ajrit hapet, mund të

ndodhin plagosje të rënda.

Ndalohet përdorimi i pajisjes suaj gjatë fluturimit me aeroplan. Mbylleni pajisjen para se të hipni në aeroplan. Përdorimi në

aeroplan i telepajisjeve celulare, mund të jetë i rrezikshëm për funksionimin e aeroplanit, ndërpret rrjetin e telefonit celular si

dhe mund të jetë i paligjshëm.