Kalendari dhe lista e detyrave
Zgjidhni
Meny
>
Organizuesi
>
Kalendari
. Dita aktuale futet në kornizë. Nëse për atë
ditë ka ndonjë shënim të vendosur, dita është me shkronja të zeza.
Për të bërë një shënim kalendarik, lëvizni te data dhe zgjidhni
Opst.
>
Bëj një
shënim
.
Për të parë shënimet ditore, zgjidhni
Shiko
. Për të fshirë të gjitha shënimet në kalendar,
zgjidhni
Opst.
>
Fshi shënimet
>
Fshi gjitha shën.
.
Për të parë listën e detyrave, zgjidhni
Meny
>
Organizuesi
>
Lista e detyrave
. Lista
e detyrave shfaqet dhe renditet sipas përparësisë. Për të shtuar, fshirë ose për të dërguar
një shënim, për ta shenjuar shënimin si të kryer ose për ta renditur listën e detyrave
sipas afatit përfundimtar, zgjidhni
Opst.
.
Ueb ose Internet
Ju mund të hyni në shërbime të ndryshme interneti me shfletuesin e telefonit tuaj.
Pamja e faqeve të uebit mund të ndryshojë në varësi të madhësisë së ekranit. Ju mund
të mos jeni në gjendje t'i shihni të gjitha detajet në faqet e uebit.
Në varësi të telefonit tuaj, funksioni i shfletimit në ueb mund të shfaqet si Ueb ose
Internet në meny, këtej e tutje i referuar si Ueb.
I rëndësishëm: Përdorni vetëm shërbime që besoni dhe që ofrojnë mbrojtje dhe siguri
të mjaftueshme kundrejt programeve të dëmshme.
Për disponueshmërinë e këtyre shërbimeve, çmimin dhe udhëzimet kontaktoni ofruesin
tuaj të shërbimeve.
Ju mund t'i merrni cilësimet e konfigurimit të kërkuara për shfletimin si një mesazh
konfigurimi nga ofruesi juaj i shërbimit.
Lidhuni me një shërbim në ueb
Për të kryer një lidhje me shërbimin, zgjidhni
Meny
>
Web
>
Faqja kryesore
; ose në
modalitetin e pritjes, shtypni dhe mbani shtypur 0.
Pasi të kryeni një lidhje me shërbimin, ju mund të filloni të shfletoni faqet e tij. Funksioni
i butonave të telefonit mund të ndryshojë në shërbime të ndryshme. Ndiqni udhëzimet
me tekst në ekranin e telefonit. Për më tepër informacion, kontaktoni me furnizuesin
tuaj të shërbimit.